Kodi Rrugor, propozohet ndryshimi i madh për drejtuesit e motoçikletave

schedule14:42 - 11 Shtator, 2020

schedule 14:42 - 11 Shtator, 2020

Kuvendi është duke shqyrtuar ndryshime të reja në Kodin Rrugore të Shqipërisë.

Në draftin, që ka kaluar aktualisht për konsultim nga Ministria e Brendshme, parashikohen një mori ndryshimesh, të cilat rrisin masën e gjobave për disa shkelje të rënda siç është tejkalimi i shpejtësisë, por edhe lehtësojnë drejtuesin e makinës për shkelje më të lehta.

Ndër të tjera, ka risi edhe në rregullat që duhet të ndjekin drejtuesit e motomjeteve.

Një ndër ndryshimet e bëra, është edhe fakti që drejtuesit e këtyre mjeteve duhet të bëhen të dallueshëm në trafik, në disa orë të caktuara, me anë të jelekut fosforeshent.

Lexo edhe: Rishikohet Kodi Rrugor: Kurs nga fillimi për “kamikazët”, gjobat që rriten dhe ato që ulen

Pra, është bërë e detyrueshme që drejtuesi i motomjeteve të bëhet i dallueshëm në trafik gjysmë ore pas perëndimit të diellit deri gjysmë ore para lindjes së diellit, duke mbajtur një jelek fosforeshent, karakteristikat e të cilit përcaktohen me udhëzim të ministrit për transportin.

Kushdo që nuk zbaton këtë detyrim ndëshkohet më masë administrative me gjobë, nga një mijë deri tre mijë lekë.

Ndryshime ka edhe në shkeljet për mbajtjen e kaskës.

ISHTE

-Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë. Kur shkeljen e kryen një pasagjer me moshë jomadhore, përgjegjësinë e mban drejtuesi i mjetit.

BËHET

Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë. Kur shkeljen e kryen një pasagjer me moshë jomadhore, përgjegjësinë e mban drejtuesi i mjetit. s.b/ abcnews.al/