Dhurata të personalizuara, “Zana e Fijeve” ju ofron sugjerimet e saj të punuara me dorë

schedule11:09 - 11 Shtator, 2020

schedule 11:09 - 11 Shtator, 2020

Brikena Kulluri është vajza e njohur si “Zana e Fijeve”. Ajo bën punime të ndryshme me gjilpërë dhe i personalizon në varësi të dëshirave të personave që kërkojnë.

E ftuar në ABC e Mëngjesit, Brikena ka treguar se qepjen e ka një pasion të madh, pasi studimet i ka përfunduar për marrëdhënie me publikun.

“Në fillim pasi mbarova shkollën nuk isha e bindur se çfarë doja. Më pas shkova dhe zgjodha fijet dhe bëra një punim për djalin. Kështu nisi te punimet e tjera.

Unë nuk dija asgjë më herët, vetëm kopsa dija të qepja, e kam mësuar në internet. Vetëm kur isha e vogël në shkollë bënim shtiza.

Kam tre vjet që e bëj këtë punë dhe të tjerët nuk e besonin. U zgjova një ditë në mëngjes dhe o thash bashkëshortit jo vetëm që do ta bëj, por do dal dhe në televizor dhe ja ku erdhi”, tha “Zana e Fijeve”.

Më pas, Brikena foli edhe për çmimet e punimeve, duke u shprehur se është munduar t’ia përshtas ekonomisë së Shqipërisë.

“Në përgjithësi të parat që kërkohen janë certifikat e lindjes, pastaj dhuratat e personit të zemrës.

Varet nga madhësia nga modeli. Në përgjithësi unë mundohem që ti përshtatem ekonomisë së Shqipërisë. Nga 15 mijë lekë deri në 50, por kam një punim shkon 70 është i madh, varet nga diametri.

Më shumë porosisin femrat, për fejesa, për dasma që shënojnë ditën e dasmës”, përfundoi ajo. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!