I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka vijuar me replikat në Twitter.
Ai iu përgjigj kësaj radhe kryeparlamentares, Vjosa Osmani. Këtë të fundit, Grenell e kritikoi duke i thënë se nuk ka dhënë asnjë sugjerim për marrëveshjen e Uashington por vetëm kritika.
“Koha që një politikan është në detyrë nuk është domosdoshmërisht problemi. Përvoja mund të bëjë ndryshime të mëdha. Zakonisht problemi është krenaria e autorësisë dhe marrja e meritave. Ju nuk keni dhënë asnjë sugjerim për këtë marrëveshje. Vetëm kritika sepse nuk ishit në krye të detyrës,” shkroi ai në Twitter.
Kjo kundërpërgjigje e Grenellit vjen pasi Osmani ishte shprehur, po me një postim në Twitter, se është dakord që simbolizmi nuk mund të krijojë punë, por, sipas saj as politikanët e korruptuar nuk hapin vende të reja pune. s.b/ abcnews.al/
The length of time a politician is in office is not necessarily the problem. Experience can make a big difference.
Pride of authorship or getting the credit is usually the problem.
You’ve given no suggestions to this agreement. Only criticism because you weren’t in the lead. https://t.co/cY6FIU66BH
— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 11, 2020


