Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Duro: Uzuni e Roshi “viktimë” e skemës, Abazaj meritonte kombëtaren

schedule23:53 - 10 Shtator, 2020

schedule 23:53 - 10 Shtator, 2020

Shpëtim Duro, trajneri i njohur kryeqytetas, është sonte pjesë e panelit të emisionit “Pressing”, që transmetohet çdo të hënë dhe të enjte në Abc News.

“Nuk e diskutoj që Shqipëria duhet të shohë nga Superiorja. Abazaj a e meritonte një vend në kombëtare? Këtu është problemi. Deschamps thotë që e kam të vështirë, pasi ka katër kombëtare. Këtu hyn aftësia e trajnerit, jo të marrë 8 mbrojtës, 8 sulmues e asnjë mbrojtës krahu.

Kemi tetë lojtarë në Serie A, por ka nga ata që luajnë dobët. Duhet të dalin rresht. Nëse luajnë me të njëjtin përqendrim në Serie A, bujrum. Kemi dy portierët në Serie, Gjimshiti, Kumbulla e shumë lojtarë të tjerë.

Rri në stol Uzuni. Ai ka pasur ritëm loje, eliminoi Glasgou. Edhe Roshi që ka qenë aktiv me klubin e tij. Vetë trajneri e ka thënë se këta lojtarë janë viktimë e skemës. Reja është edhe i diktuar disi. Mbrojtësit që kemi luajnë me tre mbrojtës në skuadrat e tyre në Itali. Ndoshta e bën edhe prej kësaj”, tha Duro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!