Rrëfime emocionuese, u prek nga Covid-19, përlotet në program: I thashë vetes, do kthehem

schedule18:30 - 10 Shtator, 2020

schedule 18:30 - 10 Shtator, 2020

Në programin ‘ABC e pasdites’ moderatori Ermal Peçi diskutoi sot rreth përjetimeve emocionale të të prekurve nga Covid- 19. Ekskluzivisht ndanë historitë personale të përballjes me virusin dhe më pas përjetimet post-pandemi ekonomistja Anila Çobani dhe psikologia Blerina Tomo.

Çobani tregon si bashkëshorte, e më së shumti si nënë, që ishte e dhimbshme mbyllja e derës dhe shkuarja drejt ambulancës e vetme. Ajo jep një mesazh të fortë, ku në momentet më të vështira i thotë vetës më zë :“Unë do kthehem në shtëpi”. E përlotur tregon në studio:

 “E pranoj që e kisha moment dorëzimi! Momenti më i  vështirë ka qenë kur më ka ardhur ambulanca të më merte vonë, ka qenë pas mesnate.  Zbritja në ashensor vetëm pasi familjarët nuk lejoheshin të më shoqëronin   dhe  kthimi I kokës duke parë ballkonin e shtëpisë. Por, edhe kur hypa në ambulancë, kur hyra brenda në momentin që u akomodova aty i dhashë më shumë forcë vetes dhe në momentin që do mbyllej dera, ndoshta nuk e beson askush, por unë e thashë me zë, si mesazh edhe për fëmijët që në atë kohë nuk më dëgjonin , unë do kthehem”, është shprehur ajo.

Pas kësaj situate ajo është përballur me një tjetër realitet nga njerëz të një shkallë, të cilët me të drejtë frikësoheshin edhe stepeshin duke mbajtur distancë ndaj saj.

“Frikën dhe stepjen e vija re që kur hyja në ambientet e shkallës në ashensor, njerëzit që e dinin  nuk futeshin në ashensor. Më vonë fillova të isha unë më e kujdesshme që t’i thoja, futuni sepse vazhdoj më vonë.  Unë maskën nuk e kam ndarë në asnjë moment, gjithmonë me vete në ashensor, zyrë”.

E pyetur nga moderatori Ermal Peçi rreth lajmeve për teoritë konspirative apo faktit se ajo mund të jetë paguar për të pranuar prekjen nga Covid-19, Çobani kërkoi vetëm një gjë nga ‘gjithologët’: TË HESHTIN! Nga ana tjetër Blerina Tomo, ndau historinë e dyfishtë, pasi edhe bashkëshorti u prek nga virusi. Mos humbisni videon e plotë në kanalin tonë Youtube./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!