Presidenti Ilir Meta këtë të enjte ka pritur në takim Ministrin e Drejtësisë së Kosovës,Selim Selimi.
Kreu i shtetit ka theksuar se në këtë takim është diskutuar në lidhje me rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se koordinimi mes partnerëve strategjikë për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE, duke theksuar rëndësinë që ka respektimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura ndërmjet të dy vendeve.
“Kënaqësi të takoja sot Ministrin e Drejtësisë së Kosovës, z.Selim Selimi dhe të rikonfirmoja angazhimin e plotë për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha drejtimet.
Vlerësova koordinimin mes partnerëve strategjikë për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE, duke theksuar rëndësinë që ka respektimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura ndërmjet të dy vendeve”, shkruan Meta. e.su./abcnews.al