Përveç Premier League, këtë fundjavë nis edhe sezoni i ri i La Ligës spanjolle. Tre ndeshje do të luhen të shtunën e 12 shtatorit, me Eibar-Celta Vigo sfidën hapëse (16:00).
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF), gjatë një takimi me Ligën, ka marrë një vendim në prag të sezonit të ri: ditët e premte dhe të hënë nuk do të zhvillohen më ndeshje.
?⚪️ Cambio de horario de la jornada 1 de @LaLiga.
⚽️ #Granada ? @AthleticClub
? Sábado 12 de septiembre
⏰ 18:30h pic.twitter.com/i81ZP1hyO6— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCdeF) September 9, 2020
Për momentin do të luhet vetëm në fundjavë, pra ditët e shtuna dhe të diela. Granada-Athletic Bilbao ishte programuar si takimi hapës i sezonit 2020/2021, por është shtyrë nga e premtja në mbrëmje për në ditën e shtunë (18:30).
Një vendim që gëzon tifozët iberik, të cilët nuk i preferonin përballjet e ditëve të premte dhe të hënë. Fundjava është më e lirshme për ta dhe mezi po presin konfirmimin e lejës për t’u rikthyer në stadiume. /abcnews.al