Jeremiç: Serbia ka premtuar se do të ndalojë lobimin për tërheqjen e njohjeve të Kosovës

schedule22:13 - 9 Shtator, 2020

schedule 22:13 - 9 Shtator, 2020

Presidenti i Partisë Popullore, Vuk Jeremiç,  ka komentuar marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në SHBA, ku ka theksuar se presidentit Aleksandër Vuçiç ka premtuar të ndalojë përgjithmonë lobimin në botë për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Jeremiq,  është shprehur ndër të tjera se për herë të parë në historinë e diplomacisë jugosllave dhe serbe shkel një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB.

“… Ne jemi zotuar ad infinitum, kështu që pa një afat kohor, të mos e bëjmë këtë, ndërsa Prishtina është zotuar që për një vit të mos bëjë kërkesë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”,ka thënë ai për mediat serbe.

Sipas Jeremiç, duke rënë dakord për të zhvendosur Ambasadën Serbe në Izrael nga Tel Aviv në Jerusalem, Rezoluta 478 e Këshillit të Sigurimit të OKB e vitit 1980 u shkel drejtpërdrejt, e cila detyron vendet anëtare të OKB të mos hapin ambasada në Jerusalem.

Jeremiç, i cili është gjithashtu ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, tha se Serbia, përmes pranisë së Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë, “ishte përdorur si një mjet i disponueshëm në fushatën zgjedhore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump”. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!