Serie A, edhe sezonin e ardhshëm do të ketë pesë zëvendësime. Kjo është konfirmuar ditën e sotme nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, i cili ka dalë në një konferencë për shtyp.
“Lega Serie A ka kërkuar aplikimin e pesë zëvendësimeve gjatë sezonit 2020/21. Prandaj mund të them që sot që do të lejohen pesë zëvendësime që nga fillimi i kampionatit”, është shprehur Gravina.
FIFA e lejon diçka të tillë edhe për sezonin e ardhshëm. Fillimisht u propozua për shkak të ngjeshjes së kalendarëve, ndërkohë që edhe në disa kampionate ai rregull po mbetet në fuqi. Përjashtim ka bërë Anglia, që nuk do ta aplikojë ne Premier League sezonin e ardhshëm. /abcnews.al