Një familje në Britani ka zbuluar me mijëra krijesa të rralla të detit që duken si jashtëtokësore, në breg në një plazh në Uells.
47-vjeçari Martyn Green dhe familja e tij ishin në Caernarfon të dielën kur zbuluan krijesar që quhen Pedunculata dhe mund të shitet deri në 25 funte për copë.
“Bashkëshortja ime Gemma i zbuloi. Ne po ecnim në plazh dhe ajo tha ejani shikoni këtë. Shkuam dhe dukeshin si krijesa që nuk janë të kësaj bote. Ishte atraksion i madh për banorët vendas”, ka thënë Martyn për “Daily Mail”.
Pas një kërkimi në Google, i biri i Martynit, Daniel, zbuloi se çfarë ishin këto krijesa. Këto janë delikatesa në vendet si Portugali e Spanjë. Në një periudhë këto krijesa shiteshin deri 360 euro për kilogramë.l.k/abcnews.al