Britania e Madhe mund të detyrohet të vendosë shtetrrethimin ndërsa bizneset do të detyrohen të mbyllen pas orës 22.00.
Këto mund të jenë masa që do të merren në vijim në përpjekje për të vënë nën kontroll pandeminë e koronavirusit.
Sekretari i Shëndetësisë në vend Matt Hancock njoftoi se baret dhe restorantet në qytet do të lejohen të ofrojnë shërbime “takeaway”dhe duhet të mbyllen nga orës 22:00 deri në 05.00 të mëngjesit.
Mediat raportojnë se ministrat tani po konsiderojnë shtrirjen e “shtetrrethimit” në të gjithë vendin, pasi masa u prezantua dhe rezultoi e suksesshme në Belgjikë.
Sipas Hancock është zbuluar që rritja e numrave është nxitur nga britanikët në të 20-at dhe 30-at që kalojnë kohë në bare. s.b/abcnews.al/