Komisionari për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka dhënë detaje për takimin që zhvilloi sot me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.
Varhelyi është shprehur se sot ka pasur diskutime të jashtëzakonshme. Ai i ka thënë Hotit se BE-ja është e gatshme të punojë me Kosovën pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë.
“I kënaqur për progresin që është bërë në takimin e së hënës në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE”, ka thënë Varhelyi pas takimit.
Më tej, komisioneri është shprehur se pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, mes të Kosovës dhe Serbisë, BE-ja është e gatshme që të punojë drejt pajtimit të këtyre dy shteteve.
“Pas nënshkrimit të marrëveshjeve në Shtëpinë e Bardhë, BE është e gatshme që të punojnë në rrugën e përbashkët për avancim drejt zhvillimit ekonomik dhe pajtimit”. g.v/abcnews.al