Gjatë 24 orëve të fundit në Malin e Zi kanë humbur jetën 3 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 216 persona.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi, në orët e fundit janë testuar 839 mostra dhe kanë rezultuar pozitive 216 prej tyre. Në Podgoricë janë regjistruar më së tepërmi raste të reja, 73. Viktimat kanë qenë të moshës 61 dhe 72-vjeçare.
Gjithashtu në orët e fundit në Malin e Zi janë shëruar 40 pacietë. Ndërkohë deri më tani nga fillimi i pandemisë në Malin e Zi janë konfirmuar pozitiv me Covid 5 875 raste mes të cilëve 112 kanë humbur jetën. e.su./abcnews.al