Është zhbllokuar shumë shpejt sfida mes Shqipërisë U-21 dhe Andorrës U-21 dhe kanë qenë miqtë ata që për fat të keq të kuqezinjve tanë që kanë kaluar të parët në avantazh.
Që në sekondën e 52-të, gjyqtari akordon penallti për miqtë, pas një ndërhyrje të mbrojtësit Bajrami në zonë. Ndërhyrja duket e rregullt në top, por për gjyqtarin, 11-metërsh.
Topin në duar e merr Alaez dhe futbollisti i Andorrës tregohet i saktë nga pika e bardhë, duke mposhtur Gentian Selmanin dhe duke tundur rrjetën./abcnews.al