Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zjarret në Kaliforni, djegin sipërfaqe të shumta toke

schedule16:01 - 8 Shtator, 2020

schedule 16:01 - 8 Shtator, 2020

Flakët e zjarrit gajtë këtij viti kanë djegur sipërfaqje të shumta toke. Mediat e huaja bëjnë me dije se zjarret kanë shkatërruar afro 810 mijë hektarë në Kaliforni këtë vit, duke vendosur një rekord për këtë shtet, megjithëse ekipe të shumta zjarrfikësish vazhduan të luftonin me flakët në temperatura përvëluese të hënën që sforcuan rrjetin elektrik dhe rrezikuan të linin miliona vetë pa enregji elektrike.

Zëdhënësja e Departamentit për Pyjet dhe Mbrojtjen nga Zjarri të Kalifornisë, Lynne Tolmachoff, ka thënë se është tronditëse që ky rekord vendoset në fillim të sezonit të zjarreve.

Zjarrfikësit po bënin përpjekjet maksimale për të kontrolluar flakët, para se erëra të thata dhe të nxehta të parashikuara për ditët e ardhshme ta shtojnë rrezikun. Urdhra evakuimi u dhanë për komunitete të tjera në zona malore, ndërsa zjarri më masiv përshkonte Pyllin Kombëtar Sierra.

Në zonën e Fresnos, zëvendës sherifët shkuan derë më derë për t’u siguruar që banorët po zbatonin urdhrat për t’u evakuuar. Zyrtarët shpresojnë që zjarri të mos afrohet në Parkun Kombëtar të Josemiteve.

Në Kaliforninë Jugore, ekipet po përpiqeshin të shuanin disa zjarre, përfshirë një që bllokoi rrugët malore në Pyllin Kombëtar, Angeles.

Temperaturat gjatë ditës në zonat e zjarreve iu afruan ose kaluan 40 grad. Temperatura në Los Angeles arriti 44 gradë Celsius të dielën dhe aty pranë në Luginën San Fernardo u shënua një temperaturë rekord prej 49.4 gradë.

Ndërsa qyteti i San Fransiskos shënoi një rekord të dielën me 37.7 gradë Celsius./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!