Megjithëse ka shumë metoda mjekësore për trajtimin e celulitit, ata zakonisht janë të shtrenjta dhe të papërballueshme. Mënyra më e mirë është t’i përkushtoheni një diete ushqimore të shëndetshme. Për të mos shpenzuar shumë të mëdha parash në trajtimet mjekësore, mjafton të konsumoni këto ushqime që ju ndihmojnë të luftoni celulitin, shkruan abcnews.al.
Pjepri

Sipas një studimi të kryer së fundmi, lëngu i pjeprit minimizon celulitin. 40 përqind e grave nga mosha 31 deri në 50 vjeç që konsumuan pjepër për 56 ditë, eliminuan një sasi të konsiderueshme të celulitit.
Çokollata e zezë

Antioksidantët mbrojnë sistemin kardiovaskular dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut, duke ndihmuar kështu në eliminimin e celulitit.
Boronicat

Konsumimi i boronicave parandalon kthimin e yndyrnave në kolesterol. Ato përmirësojnë eliminojnë toksinat që nxisin celulitin. Boronicat gjithashtu rrisin rinovimin qelizor dhe ndihmojnë në përmirësimin e lëkurës.
Specat djegës

Speci djegës eliminon toksinat që grumbullohen në qelizat dhjamore nën lëkurë të cilat shkaktojnë celulitin. Mund të ndihmojë në rindërtimin e indeve të shëndetshme gjë që e bën lëkurën të duket më e butë.
Hudhra

Hudhra përdoret në mënyrë efektive për trajtimin e mbipeshës, dhe gjithashtu kontribuon në trajtimin e lëkurës dhe celulitit. Një dietë e pasur me hudhër pastron trupin nga toksinat që shkaktojnë celulitin. xh.d./abcnews.al

