Arrestohen disa tifozë, TKZ “thumbon”: Policia të shkonte te dasma e Roshit

schedule08:20 - 8 Shtator, 2020

schedule 08:20 - 8 Shtator, 2020

Arrestime pas ndeshjes Shqipëri-Lituani. Disa anëtarë të TKZ janë ndaluar nga forcat e rendit, çka është reklamuar nga vetë grupimi tifozerik në mbështetje të kombëtares. Edhe pse luhej pa tifozët, një pjesë e tyre ishin organizuar.

Pasi ndeshja ka mbaruar, ata janë shfaqur pranë “Air Albania Stadium”, ku kanë hasur në forcat e rendit. Dy prej anëtareve janë ndalur nga policia dhe janë shoqëruar për në komisariat. TKZ pak pas mesnate ka dalë me një reagim, përmes të cilit thumbojnë policinë dhe Odise Roshin në njëfarë mënyre.

“Pas ndeshjes, disa prej anëtarëve tanë u arrestuan në afërsi të stadiumit ‘Air Albania’. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të djemve, të cilët u arrestuan për shkak se vajtën te stadiumi për të përkrahur ekipin pas kësaj humbjeje katastrofë.

Ndonëse mbanin distancë dhe duke respektuar rregullat, ata u arrestuan pa as më të voglin shpjegim. Nëse policia do ishte kaq e rreptë si me ne për distancimin social, atëherë të vepronte njëjtë dhe me dasmën e Odise Roshit. Ndoshta sot s’do ishte nevoja të shkonim aty fare”, shkruajnë Tifozat Kuq e Zi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!