Infektohet me koronavirus Zamira Kita

schedule23:22 - 7 Shtator, 2020

schedule 23:22 - 7 Shtator, 2020

Drejtoresha e qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë Zamira Kita ka rezultuar pozitive me Covid-19. Gazetarja Lediona Xheladinaj bën të ditur për abcnews.al se bashkë me të, i infektuar është dhe bashkëshorti i saj.

Mësohet se Zamira Kita është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa bashkëshorti të djelën është nisur drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ndërkohë, është vënë re mungesa e saj në festivalin e komedisë KoKoFest, aktivitet, i cili organizohet gjithmonë prej saj. Të shumta kanë qenë komentet dashamirëse në profilin e saj në Facebook.

Abc News iu uron shërim të shpejtë aktores dhe bashkëshortit të saj! g.v/abcnews.al