Armando Sadiku, sulmuesi i Shqipërisë, foli për RTSH Sport pas ndeshjes së humbur ndaj Lituanisë me rezultatin 0-1. Në fjalën e tij, numri 10 i Shqipërisë u shpreh: “E kishim përgatitur mirë ndeshjen, ndikoi lodhja nga ndeshja e mëparshme.
Humbëm shumë energji. Duhet të ishim të freskët, në 30 metrat e fundit nuk kishim shumë forca. Kjo ndikoi. Personalisht, duke ardhur nga një periudhë e gjatë pushimesh.
Ndjeva lodhje fizikisht. U mundova të jap më të mirë, por ata mbrojtjen mirë, nuk na lanë asnjë rast. Pretendimi për penallti? Për mua kishte kontakt. Po të ishte VAR, ndoshta mund të ishte dhe penallti. Arbitri ashtu e pa”, u shpreh Sadiku./abcnews.al