Pas vdekjes së George Floyd, Breonna Taylor, Tamir Rice, Eric Garner demonstratat kundër dhunës së policisë në SHBA kanë vijuar, ku vetëm para disa ditësh një tjetër afro-amerikan është plagosur.
Mediat e huaja raportojnë se afro-amerikani Jacob Blake ishte qëlluar shtatë herë nga një oficer policie në Kenosha.
Fatmirësisht ai ka mbijetuar, dhe në një video të shpërndarë në rrjetet sociale ai tregon sfidën e tij me këtë ngjarje.
“Jo vetëm jeta e juaj por edhe këmbët dhe trupi mund të merren para syve tuaj ngjashëm sikurse në rastin tim”, ka thënë Blake.
Ndërkohë familja e tij ka deklaruar se për shkak të plagëve të marra, Blake është paralizuar.
Pamjet të cilat u publikuan gjerësisht në rrjetet sociale tregojnë Blake i cili përshkroi dëmtimet e tij nga shtrati i spitalit në të cilin është duke u trajtuar.
“Çdo ditë kam dhimbje.Nuk mund të marrë frymë lirshëm; nuk mund të fle nga dhimbja dhe as nuk mund të ushqehem nga lëndimet”, ka thënë ndër të tjera i mbijetuari. e.su./abcnews.al
Words from brother who can’t be silent Mr Jacob Blake pic.twitter.com/cc6pEdlvRQ
— Our Lives Matter! (@GHOGM) September 5, 2020