Mediat serbe të shqetësuara: Sot mund të flitet për njohjen e Kosovës

schedule11:48 - 7 Shtator, 2020

schedule 11:48 - 7 Shtator, 2020

Vijon sot tryeza e diskutimeve mes Kosovës dhe Serbisë me negociimin e Bashkimit Europian. Më herët ishte raportuar se tre temat kryesore të diskutimeve janë: 1) Çështjet ekonomike; 2) Personat e zhdukur dhe 3) Personat e shpërngulur.

Megjithatë, mediat serbe janë të shqetësuara se gjatë ditës së sotme mund të flitet edhe për njohjen e Kosovës nga Serbia përmes një formule të gjetur nga Bashkimit Europian.

“Richard Grenell tha se çështja e njohjes që u hoq nga diskutimet në Washington do të rishqyrtohet në Bruksel. Megjithatë, nuk dihet ende nëse kjo do të diskutohet apo jo sot”, shkruan “Blic.rs“, raporton abcnews.al.

Të njëjtin shqetësim ngre edhe “Kurir.rs“, kur shkruan se nuk dihet nëse diskutimet e sotme do të ndalen vetëm tek tre pikat e sipërpërmendura duke parë edhe vendosmërinë e Brukselit për të gjetur një marrëveshje mes dy palëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!