Një ngjarje sa interesante dhe e bukur i ka ndoshur një personi nga Taunton. Në çdo ditëlindje, babai i kishte blerë nga një shishe uiski të vjetër për 10 vite me radhë, të cilat tani djali po kërkon t’i shesë dhe me ato para të blejë një shtëpi.
Matthew Robson, ka lindur në vitin 1992 dhe përgjatë jetës, babai i tij Pete ka shpenzuar rreth 5,000 funte për të blerë 28 shishe uiski të markës “Macallan”.
Koleksioni i tyre tani është i vlefshëm më shumë se 40,000 funte dhe është vënë në shitje.
“Çdo vit kam marrë nga një shishe si dhuratë ditëlindjeje”, ka thënë Matthew. Ndërsa babai, Pete, është shprehur se shishen e parë e bleu në vitin 1974.
“Kam menduar se do të jetë interesante nëse blej një çdo vit. Nuk ishte e vetmja dhuratë që mori nga ne. Supozohej të ishte një dhuratë e veçantë, por ishte pak fat që vazhduam ta bënim këtë çdo vit”, ka shtuar ai.
Tashmë ekspertët thonë se djali ka krijuar një koleksion të plotë dhe blerësit e interesuar janë të shumtë kryesisht nga Azia dhe New York.l.k/abcnews.al