VIDEO/ Spanja fiton me “poker”, Xhaka me shokë frenojnë Gjermaninë

schedule22:44 - 6 Shtator, 2020

schedule 22:44 - 6 Shtator, 2020

Spanja gjen fitoren e parë në edicionin e dytë të Nations League pas barazimit 1-1 në Gjermani. Djemtë e Luis Enrique nuk hasën probleme në shtëpi kundër Ukrainës, përballje që e fituan 4-0.

Sergio Ramos realizoi dy golat e parë. Kapiteni është ngjitur në shifrën e 23 golave në total me kombëtaren, duke u renditur si golashënuesi i tetë më i mirë në historinë e iberikëve.

SPANJË-UKRAINË

Ansu Fati dhe Ferran Torres shënuan dy golat e tjerë, me Spanjën që ngjitet në vend të parë në grup pas frenimit të Gjermanisë në Bazel. Sërish barazim për “Pancerat”.

Ekipi i Low nuk ia doli të mposhtë Zvicrën, duke regjistruar rezultatin e dytë radhazi 1-1. Ilkay Gundogan lëshoi një gjuajtje të saktë nga jashtë zone në minutën e 14-t, ndërsa helvetët barazuan me anë të Silvan Widmer në minutën e 58-të.

ZVICËR-GJERMANI

Mbrojtësi zviceran finalizoi një aksion të bukur të ekipit të tij, teksa takimi nuk prodhoi më gola. Pa fitues u mbyll edhe sfida e nxehtë mes Serbisë dhe Turqisë. Dueli i zhvilluar në Beograd pati shumë rivalitet, por asnjë gol.

Kolarov u largua me të kuqe në minutën e 49-të, la vendasit me një lojtar më pak, por turqit nuk ia dolën të shfrytëzonin superioritetin numerik. Në fund 0-0 dhe të dy kombëtaret ndanë nga një pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!