Chris Wondolowski, shënuesi më i mirë në historinë e MLS (164 gola), ka shtuar një tjetër gol në llogarinë e tij. Sulmuesi, gjithë karrierën e ka kaluar në MLS.
Që në vitin 2005 ai u aktivizua me San Jose Earthquakes, për të kaluar më pas te Houston Dinamo për katër vite. Rikthim në vitin 2009 dhe prej 11 vitesh luan për ekipin ku është aktivizuar edhe Jahmir Hyka.
What did Yarbrough do to him? #Quakes74 pic.twitter.com/rfRbelNLof
— Joel Soria (@soriajoelfutbol) September 6, 2020
Për të mbetur te goli i djeshëm, Chris Wondolowski vendosi të eksperimentojë me një penallti të rrezikshme. Jo panenka, por një goditje e lehtë në mes të portës. Portieri i Colorado Rapids ra në grackë dhe iu desh ta nxirrte topin nga rrjeta. /abcnews.al