Replikat në rrjetet sociale mes kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe të dërguarit të posacëm të SHBA-së Richard Grenell vijojnë. Osmani i është kundërpërgjigjur Grenellit duke i thënë se njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolizëm.
“Njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolizëm. Është njohje e një realiteti të cilin SHBA-ja ishte e para që e ka bërë. Për ta quajtur shtetin që është një projekt i përbashkët mes popullit të Kosovës dhe ShBA-së, një ‘simbolizëm’ i zvogëlon investimet dypartiake të ShBA-së për një dekade në Kosovë.
Dhe jo ne nuk kemi luftuar me Serbinë për “fjalë, mbiemra dhe simbolizma” por kemi luftuar për liri, ne kemi luftuar kundër gjenocidit. Delegacioni i Kosovës nuk ishte transparent.
Ata thanë që do të sjellin njohjen reciproke me Serbinë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për çfarë janë zotuar publikisht”, ka shkruar Osmani. Reagimi erdhi pasi Grenell i tha Osmanit se di vetëm të ankohesh dhe nuk ofron ide pasi marrëveshja e arritur është ekonomike që krijon vende punë e jo simbolizëm./ d.b/abcnews.al