Kryemadhi thirrje të rinjve: Shumë shpejt do të kemi një datë zgjedhjesh, kemi nevojë për ju

schedule15:47 - 5 Shtator, 2020

schedule 15:47 - 5 Shtator, 2020

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi  në vijim të zhvillimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të vitit 2021 ka bërë thirrje të rinjve që të angazhohen për të ndryshuar këtë vend.

Kryemadhi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se është e bindur se vetëm të rinjtë mund ta sjellin ndryshimin në këtë vend.

Sipas saj është e rëndësishme që të rinjtë shqiptar të trokasin në dyert e shokëve dhe shoqeve të tyre, në mënyrë që të mbështesin njeri-tjetrin  e të kenë përfaqësuesit e tyre në listat e deputetëve, të përfaqësohen në vendimmarrje dhe në qeverinë e ardhshme.

Postimi i plotë:

Shumë shpejt ne do të kemi një datë zgjedhjesh dhe kjo datë do të ketë një rëndësi shumë të veçantë për ju të rinjtë, sepse ne mendojmë që rinia shqiptare duhet të përfaqësohet në listat e deputetëve, duhet të përfaqësohet në vendimmarrje dhe duhet të përfaqësohet në qeverinë e ardhshme.

Unë do t’ju ftoja që të mos ndalonit në asnjë moment, do t’ju ftoja që të trokisnit në dyert e shokëve dhe shoqeve tuaja.

Kemi nevojë për ju, kemi nevojë për energjitë tuaja, kemi nevojë për mendjen tuaj, kemi nevojë për pasionin tuaj, por mbi të gjitha kemi nevojë që dëshirën tuaj dhe angazhimin tuaj për ta ndryshuar këtë vend, ju ta bëni realitet.

Jam e bindur që vetëm ju mund ta realizoni këtë gjë. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!