PD: Familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë presin dimrin në çadra, ndihmë selektive nga bashkia

schedule10:09 - 5 Shtator, 2020

schedule 10:09 - 5 Shtator, 2020

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri takoi disa banorë të Thumanës, të cilët i shfaqën shqetësimin për gjendjen dhe pikëpyetjet për të ardhmen e tyre.

Familja e Selman Merlikës tha se jeton në çadër që prej 26 nëntorit të vitit të shkuar kur tërmeti u dëmtoi rëndë banesën. Gruaja e tij është invalide dhe në kushtet në të cilat jeton e ka shumë të vështirë të përballojë sëmundjen.

Selman Merlika: Unë quhem Selman Qazim Merlika në fshatin Thumanë vet i gjashtë. Gruan e kam invalide ka nëntë vjet gruan invalide  në karrocë. Me thënë të drejtën  kur ra tërmeti asnjë dyshek dhome nuk na e dhanë. Asnjë krevat asgjë, asnjë send. Unë nuk dua shtëpia vila. Unë dua siç e kam patur”, –  u shpreh Selman Merlika, banori, që prej 9 muajsh jeton në çadër.

Orjola Pampuri: Shumë e drejtë! Shtëpinë tënde!

Selman Merlika: Me ma ba në vend shtëpinë time. Veç me ma ndërtu në vend, kaq gjë.

Artur Mirdita, kryefamiljar, ka qysh prej 26 nëntorit që, së bashku me familjen e tij jeton në një magazinë të sapondërtuar për mbajtjen e prodhimeve bujqësore. Ai hedh dyshimet për selektivitet në shpërndarjen e ndihmave, dhe thotë që asnjë autoritet shtetëror nuk ka ardhur për t’i dhënë zgjidhje problemit të shtëpisë së tij, e cila me inspektimet e vitit që lamë pas, rezultoi të ishte e pabanueshme.

Artur Mirdita: Neve i kemi parë me sytë tonë, këtu ka patur një bum, një bum ndihmash vinin, se nga shkonin se çfarë bënin ne nuk dimë gjë, nuk dimë gjë.  Ne nuk i shihnim, nuk i shihnim ku shkarkojnë, edhe këtu kur vjen puna asnjeri s’ashtu. Vjen këtu thotë s’ke hyrë në listë. Më tepër jemi indinjuar, për shembull për arsye se  këtu te porta ime s’ka ardhur asnjë, ky është problemi më i madh.

Oriola Pampuri: Domethënë e kanë cilësuar DS4 dhe nuk ka ardhur askush që të thotë çfarë do bëhet!

Artur Mirdita: Asnjë. Mua tani me çfarë shohim, se këtu fshat është dhe fshati e ke parasysh ne i dimë krejt problemet e njëri- tjetrit edhe…

Oriola Pampuri: Edhe kjo përzgjedhja selektive…

Artur Mirdita: Edhe kjo përzgjedhja selektive  më bën një çikë, më vjen si..nuk e di, të vret shumë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!