UNICEF organizon disa ndeshje bamirësie herë pas here dhe në to janë të ftuar ish-yje të futbollit botëror. Një prej tyre ishte dhe ish-mesfushori i Manchester City, YayaToure, i cili është përjashtuar nga eventi.
Arsyeja? 37-vjeçari postoi një video në grupin e “WhatsApp” të lojtarëve që do të merrnin pjesë. Në video shfaqej një gruaje e zhveshur në tualet dhe shkruante se ai mund të sillte si ajo 19 të tjera në hotelin me 5 yje në Chesire, ku ata ishin akomoduar.
Videoja shkaktoi një lumë ankesash ndaj Toure. Në grup kishte dhe lojtare femra, madje ato i bënë thirrje organizatorëve për ta përjashtuar atë nga eventi që zhvillohet çdo vit në mbështetje të fëmijëve.
Kujtojmë që Yaya është i martuar dhe ka tre fëmijë. Ai kërkoi falje pas veprimit dhe fshiu mesazhet, por ishte shumë vonë. Një burim brenda ekipit të “Soccer Aid” deklaroi se ajo që bëri Toure ishte e neveritshme dhe jo e hijshme për një profesionist si ai.
“Kjo lojë është një event bamirësie që mbledh para për fëmijët. Ne kemi një grup në ‘WhatsApp’, ku jemi të gjithë për të diskutuar rreth eventit. Veprimi i Yaya ishte absolutisht i turpshëm. Ai postoi një video të një gruaje të zhveshur, e cila po bënte disa veprime të pahijshme në tualet.
Madje tha se mund të sillte 19 si ajo për kënaqësinë e atyre që do të luanin në ndeshje,” është deklarata e një personi, i cili është në grupin e “Soccer Aid”, shkruan “The Sun”. Lojtari nga Bregu i Fildishtë kërkoi falje mbas veprimit dhe i fshiu të gjithë mesazhet, por organizatorët e përjashtuan menjëherë.
Në “Soccer Aid” janë të ftuar emra si Wayne Rooney, Patrice Evra, David James, por edhe lojtare të ekipit të femrave të Anglisë si Julie Fleeting, Lianne Sanderson dhe Chelcee Grimes. /abcnews.al