Kandidati nga demokratët për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka komentuar shkurt arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Ndërsa mbante një nga fjalimet e tij në kuadër të fushatës të zgjedhjeve presidenciale, Joe Biden është shprehur se Kosova duhet të jetë një shtet i pavarur, dhe jo një pjesë e Serbisë.
VP @JoeBiden answering a question about Kosovo-Serbia deal:
“Kosovo should be a independent country. Not part of Serbia.” pic.twitter.com/2kkLVdYzkh
— Deni Hoxha (@Deni_Hoxha) September 4, 2020
Komentet Biden i bëri pasi u pyet nga një gazetar lidhur me Marrëveshjen në Uashington.
“Nuk e di cila është marrëveshja. Ajo çfarë argumentoj në lidhje me Kosovën dhe Serbinë është se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur, jo një pjesë e Serbisë..”, u shpreh Biden. s.b/abcnews.la/