Siç tregojnë studimet, ka disa hormone që janë përgjegjës për varësitë. Mbipesha është gjithashtu një varësi, pasi disa njerëz mund të kenë pak ose aspak kontroll mbi atë çfarë hanë. Varësia ndaj ushqimit jo vetëm që çon në mbipeshë, por gjithashtu dhe në çrregullime të caktuara mendore, si ngrënia e tepërt dhe madje edhe depresioni. Bright Side rendit disa këshilla nga dietologët që ju vijnë në ndihmë të luftoni varësinë nga ushqimi, shkruan abcnews.al.
Zëvendësoni ushqimet e përpunuara dhe ëmbëlsuesit me alternativa ushqyese.
Shumë studiues thonë se produktet që përmbajnë nivele të larta sheqeri, ëmbëlsues dhe yndyrna shkaktojnë varësi, duke shkaktuar reaksione kimike në trup. Ushqimet e përpunuara kryesisht përmbajnë këto përbërës, prandaj është e rëndësishme të blini produkte më të shëndetshme.
Kontrolloni porcionet.
Nëse nuk mund të hiqni dorë nga disa ushqime të preferuara që mund të jenë të pashëndetshme, nutricionistët rekomandojnë që mund të zvogëloni varësinë ndaj tyre duke konsumuar vetëm një sasi të caktuar.
Ndryshoni zakonet tuaja shoqërore.
Ndryshimi i rutinës së përditshme mund të jetë një ndihmë e madhe për të larguar zakonet tuaja të ushqimit. Mundohuni të kaloni më shumë kohë duke u përfshirë në aktivitete të ndryshme që të mos të hani. Për shembull, në vend që të dilni me miqtë për darkë, mund të shikoni një film.
Përqendrohuni tek ushqimi dhe përtypni ngadalë.
Përgjegjëse për kontrollin e oreksit dhe kalorive janë hormonet. Duhen të paktën 20 minuta që të dërgojnë sinjale në tru se tashmë jeni të ngopur. Kështu që hani sa më ngadalë, pasi në këtë mënyrë do të kufizoni ushqimin dhe nuk do të shtoni peshë.
Shmangni kafeinën.
Siç tregojnë hulumtimet, ekziston një korrelacion midis mungesës së gjumit dhe shtimit të peshës. Kështu që zvogëlimi i marrjes së kafeinës mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.
Gatuani vaktet në shtëpi.
Të hash në shtëpi është më e shëndetshme sepse ju jep shumë më shumë kontroll ndaj asaj çfarë hani, siç thonë ekspertët. Në këtë mënyrë, mund të kontrolloni sasinë e kripës, sheqerit apo yndyrës që përmban ushqimi.
Kujdesuni për trupin tuaj.
Studimet kanë treguar se masazhi është i rëndësishëm për humbjen në peshë. Për shembull, mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut, ndikon në zonat problematike të trupit dhe përmirëson ndjenjën e përgjithshme të mirëqenies. xh.d/abcnews.al