Testet e COVID-19 në familjen Icardi, Wanda Nara tregon përgjigjet

schedule18:15 - 4 Shtator, 2020

schedule 18:15 - 4 Shtator, 2020

Gruaja-agjente e Mauro Icardit, Wanda Nara, ka publikuar një foto të saj dhe të gjithë anëtarëve të familjes, pasi kanë bërë testet e COVID-19.

Për fat të mirë, e gjitha familja Icardi ka rezultuar negative dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Këtë gjë, e konfirmoi postimi i bukuroshes argjentinase në rrjetet sociale.

Wanda Nara shkroi në Instagram: “Jemi të gjithë mirë, të gjitha testet na kanë ardhur negativë. Jemi në gjendje të mirë shëndetësore. Faleminderit shumë për shqetësimin dhe dashurinë tuaj”, shkroi partnerja e Mauro Icardit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!