Ministrat e AAK-së pritet të japin dorëheqje pas nënshkrimit të marrëveshjes nga kryeministri Hoti me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.
Rrjedhimisht, partia e Haradinajt largohet nga koalicioni qeverisës me LDK, raporton gazeta Express.
Haradinaj kërkon të mos nënshkruhet marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë, për të cilën kanë rënë dakord dje kryeministri Avdullah Hoti në takimit me Vuciçin, të ndërmjetësuar nga amerikanët.
Po ashtu, raportohet se Haradinaj e ka njoftuar LDK-në se do ta braktisë qeverinë, nëse sot nënshkruhet marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë.
Pak orë para nënshkrimit, ka përplasje mes kryeministrit Hoti dhe të dërguarve të Haradinajt pikërisht për këtë çështje.
“Ujmani është një liqen që ka 9,2 kilometra në territorin e Kosovës, dhe ka 2,7 në territorin e Serbisë. Pra, është një kufi ujor në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe një hidrocentral në brendi të Kosovës. Ne nuk e vlerësojmë që duhet të jetë në një marrëveshje trelaterale ku është edhe Serbia palë e ardhmja e Ujmanit. Jemi të hapur me Departamentin e Energjisë të Amerikës për të ardhmen e Ujmanit, por jo për një marrëveshje trepalëshe ku edhe Serbia është palë, lidhur me të ardhmen e Ujmanit”, është shprehur më herët Haradinaj. /abcnews.al