Dalin pamjet nga takimi me dyer të mbyllura mes Metës dhe Kryemadhit

schedule14:09 - 4 Shtator, 2020

schedule 14:09 - 4 Shtator, 2020

Presidenca ka shpërndarë për mediat pamje nga takimi mes kreut të shtetit Ilir Meta dhe kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi të zhvilluar ditën e sotme për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Takimi zgjati për të paktën 15 minuta, me prezencën edhe të sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Endrit Braimllari.

Meta dhe Kryemadhi mbajnë një qëndrim formal gjatë takimit.

Takimi i sotëm ishte i pari zyrtar mes dy bashkëshortëve në poste të ndryshme publike.

Meta e ka ftuar edhe më herët kryetaren e LSI për të diskutuar për çështje të ndryshme, por në takim ka shkuar gjithmonë nënkryetari Petrit Vasili.

Vetë Kryemadhi tha në dalje për mediat se ky ishte një takim i rrallë mes tyre, por i vendosur nga kryesia e partisë për shkak të rëndësisë që ka caktimi i datës së zgjedhjeve./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!