Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arjan Madhi: Zgjedhjet të zhvillohen me 18 prill

schedule10:00 - 4 Shtator, 2020

schedule 10:00 - 4 Shtator, 2020

Përfaqësuesi i Partisë Republikane, Arjan Madhi ka qenë këtë të premte pjesë e takimit të kërkuar nga presidenti Ilir Meta në kuadër të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Pas takimit me kreun e shtetit Madhi është shprehur se e ka njohur presidentin me datën që PR-ja mendon si më të përshtatshme për zgjedhjet e 2021 që është 18 prilli.

Ndër të tjera ai thekson se tashmë PR do të jetë pjesë e çdo tryeze politike.



Ne e njohëm presidentin me pikëpamje tona në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve në vendin tonë. Nga ana e PR bëra me dije se kërkojmë që të dekretohet data 18 prill si data më e afërt për zgjedhje në Shqipëri pas mungesës së legjitimitetit të parlamentit dhe gjithë institucioneve që opinioni është i ndërgjegjshëm dhe kërkon ndryshimin e tij. Presidenti i shprehem vlerësimet dhe bindjen tonë se reforma zgjedhore e bazuar në marrëveshjen e 5 qershorit e hartuar dhe nga ndërkombëtarët për të adresuar çdo çështje të reformës zgjedhore për ta sjellë kodin zgjedhor në standarde besoj se e kemi arritur. Me këtë marrëveshje të 5 qershorit për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Gjithashtu ne e siguruam presidentin që do të jemi në çdo tryezë të diskutimit politik.”, është shprehur ai. e.s./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!