Duka: Kujdes, në Minsk s’kemi fituar kurrë! Dënimi i Partizanit? S’janë aq fajtorë

schedule23:53 - 3 Shtator, 2020

schedule 23:53 - 3 Shtator, 2020

Në një lidhje direkt në emisionin “Pressing” në ABC News, Armand Duka, kreu i FSHF-së, foli rreth ndeshjes së Shqipërisë kundër Bjellorusisë në sfidën e parë për Nations League. Kreu i futbollit shqiptar e cilëson një përballje shumë të vështirë, por mundësitë për të fituar janë të mëdha.

Duka komenton edhe bllokimin e merkatos së Partizanit nga CAS, teksa vlerëson brezin e ri të lojtarëve shqiptarë, duke theksuar se objektivi është kualifikimi në Euro 2024.

Futbollistët kanë pak ditë me njëri-tjetrin, por gjendja e tyre është relativisht e mirë, mesa kemi parë në klubet e tyre. Grupi ku marrim pjesë ka skuadra të të njëjtin nivel. Çdo gjë mund të ndodhë. Në letër kemi disi kualitet më shumë se të tjerët dhe objektivi ynë është të jemi të parët e grupit.

Gjendja fizike? Asnjëherë nuk janë të gjithë gati, në gjendje maksimale, apo të mos kesh të dëmtuar. Gjithmonë ka probleme, por ka mjaftueshëm futbollistë, pasi janë thirrur 30 futbollistë për këto dy ndeshje. Nuk ka shumë diferenca mes tyre.

Kjo është një transfertë e vështirë. Është një kundërshtar që ka rritje, luan në ‘play-off’ për në Europian, por ne duhet të tentojmë të marrim maksimumin e pikëve. Mundësia dhe dëshira janë, por futbolli është i paparashikueshëm.

De Biazi? Të njëjtën gjë thashë edhe unë, ndoshta jo me qa eufori sa e tha De Biazi. Jo gjithmonë në futboll fiton kush është më i miri në letër. Nesër është një ndeshje shumë e vështirë. Bjellorusia nuk fal në shtëpi, nuk kemi bërë rezultat pozitiv në Minsk asnjëherë. Të luajmë me kujdes për të marrë fitoren.

Mbyllja e merkatos së Partizanit? Nuk është një gjykim final, por një masë e ndërmjetme. Besoj se Partizani do arrijë të gjejë pafajësinë, nuk është një çështje ku klubi është aq fajtor”, deklaron Duka. Në bisedë përfshihet edhe Andi Lila, kryetari i SFPSH (Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë).

Kur është momenti që Sindikata të ulet dhe bisedojë me FSHF-në në lidhje me kontratat kolektive? Nuk jam unë ai që i bëj, nuk jam jurist, s’merrem me kontratat. Të gjithë duhet të bëjnë punën e vet.

Brezi që kemi e ka mundësinë ta çojë Shqipërinë në Euro 2024. Prurjet e reja dhe ata që luajnë në U-21, e kanë shansin të çojnë Shqipërinë në Euro 2024“, përfundon Duka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!