Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka nisur fushatën për zgjedhjet duke vijuar që të sulmojë qeverinë Rama dhe drejtimin e bashkive nga socialistët për drejtimin e Shqipërisë.
“Ndërsa Kryetari i Bashkisë dhe PS i përçmon dhe i mban larg djemtë dhe të rinjtë e Shqipërisë, LSI dëshiron të krijojë mundësi për të rinjtë tanë, në mënyrë që ata të drejtojnë vendin tonë dhe ta bëjnë Shqipërinë shtëpi për veten dhe familjet e tyre” shkruan ajo pas një takimi me një grup të rinjsh nga Pogradeci dhe Elbasani./ abcnews.al

