Këtë javë mbërrijnë në Tiranë vëzhguesit afatgjatë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për mbikëqyrjen e procesit të vetingut. Vendosja në Tiranë e gjithë ekipit prej tetë vëzhguesish (shtatë nga gjyqësorët e shteteve anëtare të BE-së dhe një nga gjyqësori i SHBA-ve) do të përfundojë gjatë javëve të ardhshme, bashkë me mbërritjen e stafit ndihmës për kryerjen e detyrave siç parashikohen në legjislacionin kombëtar. Ndërkohë insitucionet e Tiranës presin të nisin punën pasi parlamenti të aprovojë strukturën dhe organigramën, ndërsa sapo ka kaluar dhe vendimi i qeverise për godinat ku vendosen.
Vetting, operacioni ndërkombëtar i monitorimit sjell vëzhguesit afatgjatë
schedule15:47 - 20 Shtator, 2017
schedule 15:47 - 20 Shtator, 2017