Kur ka qenë hera e fundit që keni kryer kontrollin e Prostatës? – Jeni mbi 50 vjeç?
Keni kryer ndonjëherë kontrollin e prostatës ose të sistemit urinar?
Sa meshkuj i përgjigjen pozitivisht pyetjes së mësipërme? Sigurisht që jo të gjithë.
Fatkeqësisht mungesa e informacionit mbi sëmundjet që prekin prostatën të tilla si; Prostatitis (inflamacioni i prostatës), zmadhimi i prostatës dhe kanceri i prostatës, e për pasojë edhe diagnostikimi i vonshëm i tyre mund të çojnë në përkeqësim të cilësisë së jetës së pacientit dhe në raste të caktuara mund të rezultojë fatale për jetën.
Problemet me prostatën prekin më së shumti meshkujt mbi 50 vjeç dhe ky fakt konfirmohet edhe nga statistikat botërore për këtë grupmoshë ku rezulton se:
7 në 10 meshkuj preken nga hipertrofia beninje e prostatës (zmadhimi)
1 në 2 meshkuj preken nga prostatitis (inflamacioniprostatës)
1 në 7 meshkuj preken nga kanceri i gjëndrës së prostatës
Megjithatë të shumtë janë personat të cilët janë neglizhent ndaj këtyre fakteve dhe vazhdojnë të mos kryejnë konsulta a kontrolle të rregullta mjekësore.
Është pikërisht si pasojë e mos diagnostikimit në kohë që bën që edhe rezultati i trajtimit të rekomanduar nga mjeku specialist të jetë më pak efektiv, pasi fillohet në stade të avancuara të sëmundjes.
Shanset e trajtimit të suksesshëm rriten ndjeshëm nëse kanceri i prostatës diagnostikohet në stadet e hershme të tij.
Prandaj edhe stafi i Departamentit të Urologjisë së Spitalit “Hygeia” nën drejtimin e shefit të Departamentit, dr. Spyridon Gouvalis, i bashkëlidhet nismave për ndërgjegjësim me qëllim informimin dhe ndërgjegjësimin e pacientëve potencialë të dallojnë në kohë shenjat&simptomat që sinjalizojnë praninë e patologjive të mundshme të gjëndrës së prostatës dhe më e rëndësishmja t’i ftojmë ata të kryejnë kontrolle të rregullta të prostatës të paktën 1 herë në vite.
Cilat janë disa nga simptomat që sinjalizojnë probleme me prostatën dhe për të cilat duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku specialist:
Inkontinencë urinare
Mbetje gjaku në urinë
Rënie e menjëhershme & e pashpjegueshme nga pesha
Dhimbje në zonën pelvike & fundshpinë
Impotencë
Ënjtje të këmbëve
KUJDES!
Kanceri i prostatës, në fazat e hershme të tij, nuk shoqërohet me simptoma të dukshme. Prandaj vëmë theksin në kryerjen e kontrolleve të rregullta mjekësore si mënyra më e mirë e parandalimit të kësaj patologjie. Edhe në rastet e diagnostikimit të kancerit të prostatës në fazat e hershme të tij, probabiliteti i trajtimit të suksesshëm të kësaj patologjie arrin në 95% në raport me 20% sukses në trajtimin e saj në rastet e diagnostikimit në stade më të avancuara.
Njëkohësisht vlen të ritheksojmë rëndësinë e kryerjes së kontrollit të prostatës njëherë në vit/çdo vit për kategorinë e meshkujve mbi 50 vjeç të cilët nuk kanë histori familjare të kancerit të prostatës.
Ndërsa për meshkujt me histori familjare të kancerit të prostatës, kontrollet e përvitshme rekomandohen duke filluar nga mosha 40 vjeç.
Dr.Spyridon Gouvalis
Shefi Departamentit të Urologjisë Hygeia
Kontakto: 04 23 90 000
/abcnews.al/