Standartet e sotme të bukurisë tregojnë se gratë priren të aplikojnë grim në jetën e përditshme, të stërviten në palestër dhe të duken më të reja në moshë. Por, ajo që e bën të sotmen më ndryshe nga e kaluara, është se ne gjithashtu mund të tregojmë veçantinë tonë, pasi shoqëria është bërë më përfshirëse. Historia dhe zhvillimet teknologjike kanë patur një ndikim të madh tek këto tendenca, shkruan abcnews.al.
Televizioni dhe kinemaja ndryshuan mënyrën se si përdorej make up-i
Në vitet 1950, filluan të përdoren më shumë make up si kremi pudër, peneli dhe blush-i në faqe, kohë kur filmat me ngjyra po bëheshin të njohura, dhe gratë filluan të kopjonin këto portretet që shihnin. Clara Bow, Elizabeth Taylor dhe Marilyn Monroe ishin disa nga personazhet më të pëlqyera. Që prej asaj kohe, grimi është bërë pjesë e pandashme e shumë grave.
Trupi ideal ndikohet nga personazhet e famshëm.
Në vitet 1950 dhe 1960, ekzistonte ideja që trupat e hollë ishin më të shëndetshëm dhe më tërheqës. Ikona e bukurisë si Brigitte Bardot, Audrey Hepburn dhe Sophia Loren ndikuan në mënyrë të konsiderueshme për këtë lloj trupi. Në vitet ’90 supermodelet si Naomi Campbell, Kate Moss dhe Claudia Schiffer u bënë inspirim. Këto prirje ekzistojnë edhe sot si një formë ideale e trupit.
Në vitet ’80 nisi ideja e një trupi të tonifikuar
Që nga vitet 1980, gratë si Jane Fonda e kanë bërë palestrën shumë të popullarizuar. Sot, mediat sociale inkurajojnë gratë që të arrijnë superforma dhe të jenë të dobëta.
Photoshop ka ndryshuar mënyrën se si e shohim veten
Me anë të fotoshopit, mund të mbulohen papërsosshmëritë e trupit. Dhe për shkak të shpikjes së tij, trupi i përsosur është gjithnjë e më i pamundur të arrihet. Gjatë 25 viteve të fundit, teknologjia Photoshop është bërë aq e përparuar saqë ndonjëherë është e vështirë të thuash kur është përdorur në të vërtetë, duke krijuar standarte joreale për gratë.
Shoqëria po bëhet gjithëpërfshirëse.
Sot, ka më shumë pranim të të gjitha formave dhe ngjyrës të trupit. Sidomos në modë, ka patur një ndryshim rrënjësor dhe një shumëllojshmëri modelesh me prejardhje të ndryshme etnike. Shumë marka kozmetike si Fenty Beauty kanë sjellë nuanca të ndryshme të kremrave për t’u përshtatur me ngjyrën e lëkurës. xh.d/abcnews.al/