Rudina Hajdari nxjerr ftesën e Metës për datën e zgjedhjeve, kërkon ndihmën e qytetarëve

schedule13:51 - 2 Shtator, 2020

schedule 13:51 - 2 Shtator, 2020

Deputetja e Grupit Parlamentar Demokrat Rudina Hajdari ka zbuluar se edhe ajo është mes përfaqësuesve politikë të ftuar nga presidenti Ilir Meta për të diskutuar për datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

Hajdari do të ketë një takim me kreun e shtetit të premten e 4 shtatorit, në orën 17:30.

Ajo kërkon ndihmë nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke kërkuar një medim prej tyre se cila do të ishte një datë e përshtatshme për zgjedhjes mes periudhës 15 prill – 15 Maj.

Letra e kreut të Shtetit i shkoi dje edhe kreut të qeverisë Edi Rama si dhe kryedemokratit Lulzim Basha, të cilët do të priten nga presidenti në orët e mesditës njëri pas tjetrit.

Ky i fundit e konfirmoi prezencën në takim, ndërsa nuk dihet nëse kreu i qeverisë do të shkojë vetë në presidencë apo do të dërgojë një përfaqësues.

Kreu i Shtetit tha sot se ftesa i kishte shkuar të gjithë drejtuesve politikë, por edhe kreut të Komisionit të Integrimit Europian./abcnews.al