“S’na thonë asgjë, dua ta çoj në shtëpi të japë shpirt”: Familjari i pacientes te Infektivi, i revoltuar

schedule14:24 - 2 Shtator, 2020

schedule 14:24 - 2 Shtator, 2020

Familjarët e pacientëve të shtruar tek spitali Invektiv nuk marrin informacion për gjendjen shëndetësore të të afërmve të tyre.

Një prej tyre tha për gazetarin Maksi Rama se ka vjehrrën të shtruar në Infektiv.

Ai dhe bashkëshortja e tij presin jashtë spitalit për të marrë informacion, ndërsa e vetmja gjë që iu është komunikuar është se e afërmja e tyre është përkeqësuar.

Ajo prej tetë ditësh ndodhet e shtruar, ndërsa 3 ditët e fundit gjendja e saj është përkeqësuar dhe stafi mjekësor e ka intubuar.

Kam vjehrrën. Po bën 8 ditë që është shtruar. Nuk po di me kë të lidhem se po jep shpirt këtu. Është gjendje të keqe, por për çfarë ka vajtur ne gjendje të keqe këtë nuk e kuptojmë. Ka pasur siklete me zemrën. Tani me këtë sëmundjen e famshme, e kanë nxjerrë pozitiv. E kanë hedhur këtu dhe thonë që gjendja është përkeqësuar. Ankohet para tre ditësh që thoshte s’më kanë dhënë ujë. Ishte në vetëdije, tani nuk flet më. Para tre ditësh kam folur, tani jo.

E kanë vënë në intubim. Më përpara ishin këto infermierët nëpër cepa na jepnin informacion. Po bëjmë tre ditë që nuk po merremi vesh fare. I bënin presion edhe asaj që ishte mirë aty brenda. Qëndroj në hotel me lekë. Nusja ka gati 8 ditë këtu. Kërkoj vetëm ta marr njeriun dhe ta çoj në shtëpi, të japë shpirt. Po e vdesin njeriun me zor këtu. Këtu vetëm jep lekun dhe të japin një gotë ujë. Me këta nuk bëhet përpara”, shprehet ai. /abcnews.al