Shkencëtarët australianë kanë arritur së fundmi në përfundimin se helmi i bletës shkatërron disa nga qelizat e kancerit të gjirit.
Ky është cilësuar si një zbulim, i realizuar në një mjedis laboratorik, për të cilin shkencëtarët shprehen të emocionuar dhe paralajmërojnë se duhen prova të mëtejshme, raporton abcnews.al.
Helmi dhe një përbërje në të e quajtur ‘melittin’ u përdorën kundër dy llojeve të ndryshme të kancerit të cilët janë të vështirë për tu trajtuar. Ndërsa u zbulua se helmi i bletës ka veti kuruese ndaj kancerit të gjirit’, shkruan BBC.
Studimi i kryer nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore Harry Perkins në Australinë Perëndimore u botua në Nature Precision Oncology, një revistë shumë e vlerësuar.
Por studiuesit paralajmërojnë se duhet më shumë punë për të parë nëse helmi në të vërtetë mund të funksionojë në shkallë si një ilaç që lufton kancerin.
Ndërsa, studiues të tjerë të kancerit pajtohen.”Shumë përbërës mund të vrasin një qelizë të kancerit të gjirit në një pjatë ose në një mi. Por ka një rrugë të gjatë për të shkuar nga ato zbulime në diçka që mund të ndryshojë praktikën klinike”, tha bashkëpunëtori Prof Alex Swarbrick, nga Instituti i Kërkimeve Mjekësore Garvan në Sidnei./abcnews.al