Studimi shkencor: Meshkujt mund të zhduken pas disa vitesh në raport me femrat

schedule09:37 - 2 Shtator, 2020

schedule 09:37 - 2 Shtator, 2020

Një studim i kryer së fundmi nga shkencëtarët ka arritur në përfundimin se meshkujt mund të zhduken pas disa vitesh.

Kromozomi Y mund të jetë duke u shuar, duke shtuar diskutime nëse meshkujt mund të zhduken bashkë me të.

Gjinia e një njeriu përcaktohet nëpërmjet kromozomit. Njerëzit që kanë kromozomin X zhvillojnë vezoret dmth gjininë femërore, ndërsa ata që kanë kromozomin X dhe Y zhvillojnë testisin dmth gjininë mashkullore.

Gjenet zhvillojnë mutacione me kalimin e kohës, disa prej të cilave janë të dëmshme. Kromozomi mund të shmangë kalimin nëpër mutacione të tilla, duke u përzier dhe përshtatur me njëri tjetrin gjatë mejozës, e cila është faza e zhvillimit të fetusit, gjatë së cilës trupat në formësim zhvillojnë spermatozoide ose vezë,  shkruajnë mediat britanike.

Për shkak se individët nuk kanë përgjithësisht dy kromozome Y, Y nuk mund të rikombinohet me vetveten dhe kështu ajo është reduktuar përgjatë miliona viteve evolucion.

“Humbja e kromozomit Y nuk nënkupton domosdoshmërisht zhdukje të meshkujve”, shtoi kryesuesi i studimit mbi kromozomet Nielsen. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!