Bjellorusia është përfshirë nga trazirat, për shkak se opozita nuk pranon rezultatin e zgjedhjeve që konfirmoi president Alexander Lukashenkon.
Edhe bota e futbollit e ka thënë fjalën e vet, madje ka lojtarë që kanë dalë në rrugë për të shprehur qëndrimin e tyre kundër sistemit.
Ditën e sotme, para ndeshjes mes Krumkachi dhe Dinamo Minks, futbollistët dhe tifozët duartrokitën për 100 sekonda në solidaritet me futbollistët dhe qytetarët bjellorus që janë torturuar dhe dëmtuar nga policia në protestat e fundit. /abcnews.al