Gjykata Speciale vijon me kërkesat e saj për intervistimin e ish luftëtarakëve të UÇK-së.
Këtë herë kërkesa për intervistim ka shkuar për ish-luftëtarin Ramiz Kukaj. Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati.
Gucati përmes një postimi në Facebook, shkruan se është thirrur nga Gjykata Speciale.
“Sot mora lajmin që luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Ramiz Kukaj është ftuar nga gjykata speciale . Edhe ky do të dali faqebardhë nga kjo gjykatë”, shkruan ai. /abcnews.al

