Klubi i Interit është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të Romës, Aleksander Kolarov. Madje marrëveshja mes klubeve është mbyllur dhe tashmë mbetet vetëm për tu gjetur akordi me lojtarin. Serbi kërkon një kontratë dy vjeçare, ndërkohë që zikaltrit i kanë ofruar atij një kontratë një vjeçare me të drejtë rinovimi dhe për një vit tjetër.
Kolarov ishte një nga lojtarët kryesor të ekipit romak në sezonin e fundit, ku anësori u aktivizua në 42 sfida. Përtej moshës së tij të madhe ai zhvilloi një sezon të shkëlyqer, ku shënoi shtatë gola dhe dhuroi pesë asiste për shokët e ekipit.
Për shkak se drejtuesit e Interit janë në bisedime të avancuar me Kolarov, kanë ngrirë gjithçka rreth transferimit të Marash Kumbullës. Sipas raportimit të “Sky Sport Italia”, Interi është përqëndruar në transferimin e mbrojtësit dhe për momentin e ka harruar yllin e Hellas Veronës. Sapo të konfirmohet marrëveshja me Kolarov, milanezët do t’i rikthehen dhe një herë pistës për të transferuar në “San Siro” mbrojtësin e kombëtares shqiptare. /abcnews.al

