Mesfushori Sabien Lilaj u zyrtarizua si lojtar i Prishtinës dy ditë më parë, ndërsa sot, është prezantuar nga klubi kryeqytetas. Me fanellën e ekipit kryeqytetas, Lilaj ka dy dëshira të mëdha: Tê fitojë titullin kampion dhe të mbyllë karrierën te Prishtina.
“Mirë se vjen Sabien! Lilaj vije nga Izraeli – prezantohet nga Haradini
Sabien Lilaj, ikona e Skënderbut të artë. Mesfushori më i talentuar i Kategorisë superiore. Futbollist me pak klube. Prishtina vetëm skuadra e gjashtë në karrierë. KF Tirana nga moshat e reja (1999-2011), Lokomotiva Zagreb (2011-2012), Skënderbeu (2012-2018), Gabala, Azerbajxhan (2018-2019) dhe Sektizia Nes Tziona, Izrael (2019-2020).
Ka dëshirë: Prishtina të arrijë titullin dhe të mbetët klubi i fundit në karrierë!
Pa dyshim, Sabieni është futbollisti më i shtrenjtë i transferuar në tridhjetë vitet e fundit, si i Prishtinës, po ashtu edhe i kampionatit në Kosovë”, shkruhej në faqen zyrtare të Prishtinës./abcnews.al