Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi plagosi me mjet të mprehtë një person.
Në pranga ka rënë Xh. L., 21 vjeç, banues në Gjirokastër. Sipas bluve arrestimi i tij u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë G. L., 36 vjeç, banues në Gjirokastër.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me mjet të mprehtë një shtetas, bie në pranga 21-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. L., 21 vjeç, banues në Gjirokastër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin G. L., 36 vjeç, banues në Gjirokastër.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë në pranga autorin e ngjarjes, shtetasin Xh. L.
Shtetasi G. L. ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të shtetasit Xh. L. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
/abcnews.al