Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Rusi. Një 48-vjeçar është dhunuar dhe vrarë padrejtësisht nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj dy vajzave të mitura.
Mirëpo, sipas mediave vendase e vetmja gjë që ai ka bërë është ndihma që i dha një miku të tij, për t’i shoqëruar dy vajzat, 3 dhe 10-vjeçare në shtëpi.
Gjithçka kishte nisur si një lojë, ku dy vajzat e vogla i kishin thënë nënës së tyre se 48-vjeçari i kishte shoqëruar i kishte ngacmuar seksualisht.
Menjëherë, nëna Valeria Dunaeva, 25-vjeç, i ka treguar gjithë ngjarjen e trilluar nga vajzat bashkëshortit të saj, Sergey Chabin, 33-vjeç.
Ky i fundit punësoi tre burra, të cilët përmes ndihmës së një ruseje, arritën të fusnin në kurth Dimtryn, ku fillimisht e dhunuan dhe më pas e vranë.
Menjëherë, prindërit , së bashku me një person tjetër u arrestuan dhe u dërguan në paraburgim në pritje të gjyqit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për gjetjen e dy vrasësve të tjerë po vijojnë./abcnews.al