Xiaomi prodhon një Lamborghini elektrik, zbuloni sa kushton

schedule11:57 - 31 Gusht, 2020

schedule 11:57 - 31 Gusht, 2020

Një go-kart do të jetë Lamborghini më i lirë i ofruar nga prodhuesi i automjeteve. Marka Lamborghini është  dalluar gjithmonë për makina të shpejta dhe luksoze.

Këto makina kanë  motor me djegie të brendshme, por kjo duket se shumë shpëht do të ndryshojë. Së bashku me kompaninë kineze Xiaomi, prodhuesi i makinave ka paraqitur një go-kart plotësisht elektrik.

Ninebot Gokart Pro Lamborghini Edition është projektuar ekskluzivisht për gara dhe duhet të arrijë një shpejtësi maksimale prej 40 km / orë. Bateria 432 Wh duhet të ftohet përmes katër kanaleve ajrore.

Kushdo që e dëshiron zhurmën e Lamborghinit dhe që ka një go-kart, mund të luajë tinguj origjinal nga V8 ose V12 i Lamborghinit përmes altoparlantit të integruar Bluetooth.

Deri më tani është në dispozicion vetëm në Kinë dhe kushton 9,999 juan, e barabartë me 1.225 euro./abcnews.al